Çaste poetike me poeten:Mimoza LESKAJ
Kohë që thyen kohë
———————————————
I këndojnë si të çmendur vjeshtës, të gjithë poetët,
E unë bashkë me ta s’di në ç’radhë veten ta rendis.
Dikujt hatri i ka mbetur e zë mallkon pa faj fletët
Dikush nga supet i shkund të mos ndihet i bërë pis.
Shoh me çudi fytyrat e njerëzve, vetullngrysur
Kohë që thyen kohë e rend të kapet pas vjeshtës
Të duket sikur është e tëra përmbysur
Për t’ia filluar nga e para, në prezantimin
e jetës!