Çaste poetike me poeten:Afërdita HADAJ
Flutura e natës
——————————————
Një flutur e natës
Çdo herë më viziton
Mbrëmjeve të gjata….mbi mure
Me qëndron.
Thonë se,,shpirtra
janë, këto flutura
në shtëpi. Vijnë na vizitojnë dhe ikin përsëri.
Mbi kokë ndonjë
herë,më ulet,me qëndron,,ky shpirt i përmalluar,rri gjatë dhe më vëzhgon.
E di,se nga kjo jetë
Shumë më janë larguar
Një nga një….. këta engjëj…vin per të na vizituar.
Mos je gjyshi gjyshja
Apo vjehrri vjehrra
Se ju,o shpirt i bukur në ëndrra
Më dilni përherë?
Zë i flas me dhimbje
Mos je babi im
Ajo nuk lëvizë,më sheh, me përmallim.
I them mos, do dritë
Atje ku po pushon
Apo amanetet vjen
Dhe më tregon.
Nuk mi the dot,gjallë
në kohën e shpirtit
se vdekje mallkuar, ju mori dhe spriti.
Amanetin tënd
dheu nuk e tret
A’h vdekje mallkuar
Ju mori,shumë shpejt
Ti flutur e natës
Sa herë më viziton
Shpirtin ma cfilit
Zemrën ma lëndon.
Flutura e natës kur vjen ju viziton.
Mos e vrisni kurrë. Se është,shpirt që ju
Kërkon.
Ju o njerëzit tanë
Të larguar, nga kjo jetë.
Në krahët e Zotit u prehshi të qetë
Afërdita Hadaj
26/9/2022/Këlcyrë/
/www.qendrapress.com/