Çaste poetike me poeten:Hatixhe Çollaku ADEMAJ
Buzëqeshje zemre
————————————
Po çfarë ke ti ma shumë se unë
Që gjithë kohën buzëqeshë???!!!
Ç’blihet me para i kam të gjitha
E ti më i lumtur se unë të jesh???!!!
Aaaaaaa ma ngadalë more zotëri
Bota s’të takon veç ty
I pasur sado të jesh
Gjitha gjërat s’mundë ti kesh!!!
Kurrë në derë s’më ke trokit
…të shohësh…
Në jam gjallë apo kam vdekur
As edhe kur ndihmë kërkova
Edhe zëri më ishte mekur!!!
Më mjafton qielli mbi kokë
Retë, dielli , hëna , yjet…mbi kry
Punova me aq sa munda
Kujt në hak kuuuurr si kam hy!
Bukë thatë e i leckosur
Po kuuurr pa ftyrë e i marrosur
Buzëqeshja më është bërë ves
Do ta kem me vete deri sa të vdes!
Çdo gjë rregullat e saj i ka
Buzëqeshja s’blihet me para!
/www.qendrapress.com/