E shtuna poetike me poeten;Etleva PETRITI
Ëndrra lozonjare
—————————–
Në shtratin strukur si çdo natë
Me orë të tëra e rraskapitur
Nga llumi fshehur si i ngratë
Her e lumtur, her e mërzitur.
E kokën në jastëk mbështes
Dhe sytë mbyllen dalëngadalë,
Qetësia mbyt me shumë kujdes
Mes ëndrrash shkoj si në përrallë.
Eh sa brodha kot më kot
Sa kilometra duke vrapuar,
Diellin e botës e bëra shok
Hëna më ftoj për t’biseduar.
Malet me krahë un i kaptova
Fushat mes lulesh duke kënduar
Në tokën Mëmë u qetësova,
E putha pragun ku jam penguar.
Ah ëndrra ime që më sodit
Edhe ku dita nuk mund’ t’më coj
gjithë botën mbarë ti më shëtit
Papritmas rrezja erdhi më zgjoi.