Çaste poetike me poeten:Teuta SADIKU
Muzat ilire
———————
Birra është e lirë në Shqipëri
dhe sapo të zhytet dielli tutje në Adriatik
do dal të dehemi me Dea -n e Butrintit
E di që nga pas do vijë dhe bukuroshja Herkulanea e madhe,
më e shndritshme se hëna e argjendtë mbi Tomor.
Por vetëm kokat e tyre do vinë, me krelat e flokëve stiluar në lashtësi ,
me valzimet e dendura si valët e ujrave.
Ah, si fluturojnë kokat e prera nga trupi
si kokat e Meduzave dhe Gorgonave.
Do i pres deri sa të vinë me kokën mbi supet e bukura.
Sakaq me ngjyrat e qiellit të përflakur do rimëkëmb Trojën,
do hap portat dhe do ringre muret mbi hirin e djeshëm.
Një copë qielli i ujshëm është Skamandra, vetë.
Ja tek shoh portën Shke dhe kullat e Ilionit.
Luftëtarët po dalin një e nga një do i vesh me tirqe,
me shajak të mos kenë ftohtë
Vashave ,me atë tis bukurie,
që derdhet nga kurmi i hajthëm selvi për fustan nusërie,
do u hedh xhubletën e Malësisë mbi supe .
Do dal sot për birrë me Muzat ilire .
Teuta Sadiku