Çaste poetike me poetin:Shazim MEHMETI
M’KENI PA, E NUK KAM QENË…
———————————————-
Kam frymue me masë,
me masë kam shijue,
me masë kam hangër,
shpesh edhe nën masë.
Asnjiherë
s’kam pi
me fund.
Me fund
s’i kam pi
as gëzimet.
Kam punue,
pa besue
se baj gja.
Kam mendue shumë,
po kurrë nuk kam besue
se janë të miat mendimet.
Gjithnji kam matë,
e nuk kam pre kurrë.
Kokulun kam lëvizë përherë,
kokëulun si nji shpend jetim.
Rrugë kam lëshue,
edhe kur ka qenë e nevojshme
me ngulë kambë.
Lepuj e lepuj
kam patur n’bark,
edhe pse gjithnjë jam pa
si nji luan.
Po, po.
M’keni pa,
e nuk kam qenë…