Çaste poetike me poeten:Albina CEKA 

TOKA, ADRESË NDERI!

———————————–

Mbaroj kjo ditë,iku dhe dielli

Malin, detin, fushën po i mbulon terri

Toka ledhatohet nga yjet, hëna dhe qielli

Ne lindim, flejmë,zgjohemi, vdesim në këtë adresë nderi.

Edhe sot si çdo ditë u ngrita me dëshirë

Për një çast, një orë,një ditë më të mirë

Edhe sot sytë i drejtova nga qielli

Falënderova hyjnitë, për këtë adresë nderi!

Edhe kët mëngjes ,kafen e pi me ju

Zemra me rreh fort gati tuj pushu

Tik- takun e qetësoj duke ju vështrua

E falënderoj Zotin për mbretrinë, që m’ka dhuru.

E di do të kalojë ky mëngjes ,kjo ditë

Nuk lodhem së përsërituri gjithmonë këtë ritë

Gjatë ditës rifillojmë me lodhje nga hiçi, gjithë stres

Nuk është e lehtë jeta në këtë adresë

Kështu ikin kalojnë ditë, muaj dhe vite

Gëzohemi,dashurojmë vajtojmë,punojmë e përsërisim rite

Lutje, sy dhe zemër i drejtojmë nga qielli

Deri sa të na ndërrojë vdekja, këtë adresë nderi.

Albina Ceka