E shtuna poetike me poetin:Rudi BERISHA
NËNË TË PASH NË ËNDËRR
(Nënës, Hafize Demaçi-Berisha)
——————————————
Nënë në ëndërr me erdhe
Ku po udhëtonim bashkë
E rrugën e shtëpisë e kaluam
Aty nuk u ndalem fare ne DY
Po vazhduam akoma me gjatë.
Të shikoja më dashuri Nënë
Të përqafova me shumë mall
Disi ndjeja dhimbje e isha i mërzitur
Që kishte kohë qe nuk të kam pa
Nënë ju jeni qetësia e shpirtit tim.
Sa shpejt kaloi ajo rrugë oj Nënë
Erdhi koha Nënë me u nda ne DY
Unë zgjohem nga gjumi në mëngjes
Për mua udhëtimi me TY kishte qenë
Vetëm një ëndërr e bukur lum Nëna.
Nënë u zgjova nga gjumi në këtë mëngjes
E gjithë jastëkun e kisha të lagur më lot
Me lot nga malli dhe mungesa jote Nënë
Sot shpirt më është renduar e dhimbje ndjej
Nënë të dua e lutem për TY përjetësisht Nënë.
>Nënë po më mungon shumë!
––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––
Dardani, 5 tetor 2022