E shtuna poetike me poeten:Valbona KOLAVERI

BASTARDËT

———————-

Pezmatime gjuhësh

rënkojnë mendimesh

Ç’të flasin

kur s’dëgjohen

Nxijnë vetullat e kohës

ditë që s’mendojnë

për mirë

E përflasin të tashmet

se të djeshmet i shkelën

Me gjurmë

që s’kanë shenjë

Ti nxijnë

pa mëshirë

Se s’kanë çtē kujtojnë

Drutharët

të tëra i dogjën

Se nga hiqet erdhën

e u lartësuan maleve

Tek hiqen si heronjtë e heshtur

vitesh

Pa bëma

Bastardët

V.Kolaveri