E shtuna poetike me poeten; Mirvete Kabashi LEKU

.S`MUNDEM TË HARROJ

Mundohem çdo ditë që të harroj
e ndjej se kot, kot po e kam.
Më mendje fluturoj,
vrapëtoj te ti, spirancën kërkoj të ndal.

I bëj zemrës një gjumë
e zgjuar një lutje të largohet si pëllumb
një ditë nga ty,
ajo s’më pyet
po shkon vetëm tutje sa keq,
ia vë më shumë dhe një dry.

Ia thërras lutshim shpirtit me vrull
një ditë për të të fshehur e për të harruar ,
ai besën s’po e mban askund
si zjarr më prush akoma djeg.

E më kot ditën e natën mendoj
sa kot për besë e lus zemrën.
Një ditë bërtas, uroj e mallkoj
E mbetem si Ajkunë në ëndërr .

Ti ishe një lule dhe ashtu mbetesh
si një ëndërr që mes tufanit nuk tretesh…