E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve; Minire Rukovci HYSENI
Në mes tyre bilbili im
————————————–
Nga foletë plot ngrohtësi
Dolën shkuan fluturim
Shumë bilbila dhe sorkadhe
Në mes tyre bilbili im.
Çerdhet ndihen jo të ngrohta
Kur bilbilat u mungojnë
Dy here në vit vijnë fluturimthi
Ngrohtësinë qerdhës ofrojnë.
I pret çerdhja hapekrah
Çiftelitë varur në mur
Që bilbilat të iu kthehen
T’ia thonë këngës si dikur.
Të jehoj kënga e bilbit
Anë e këndë në këto troje
Këtu ku derdhin gjithë ,,nektarin”
Sikur bletët nëpër hoje.
Nga gëzimi të buçet kënga
Të buzëqeshur të hedhin valle
Këtu i pret i ëmbli Atdhe
Çdo bilbil e çdo sorkadhe.
/www.qendrapress.com/