“E turpshme”, eurodeputeti holandez godet BE-në për çështjen e vizave për Kosovën 

                       Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar ashpër pasi, një ditë më parë, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u ndërlidh me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.Reuten, ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS e ka quajtur arsyetim për të shtyrë këtë çështje. “E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, ndërhyn një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, shkruan Reuten.