E hëna poetike me poeten; Lida BASHLLARI
E JOTJA JAM
—————————
E jotja jam,gjithmonë e jotja
Buzën që puth s’ma prek njeri.
Ti vuan shpesh dyshime të kota,
Paranoja dhe xhelozi.
Si mund të jem e tjetër kujt
Kur ty të fala shpirtin,ëndrrën.
Ndjeva qenies emocione
Si ti askush s’ma preku zemrën.
]Binde veten dashuri
Dhe largoji krejt dyshimet.
Unë kam lindur veç për ty
Ndaj mos shto më shumë gabimet.
Deri në fund të jetës time
Me premtimin bërë me zemër.
Përgjithmonë e të pandarë
Brenda shpirtit gdhendur emër…