E hëna poetike me poeten;Bruna MUSAI
Ti je lulebora ime.
—————————–
Nëse ka adhurim ne këtë botë.
Unë adhurim të kam ty.
Lulebora ime, e imja botë.
Sot po nisën, një rrugëtim të ri.
Plot ëndrra i mbajte, ndër vite shkuar.
Ece gjithmonë, mbi petale trëndafilash.
E zgjodhe rrugën, pa u rrëzuar,
Sot për ty këndojnë, një orkestër bilbilash.
Ti je thesar, i shpirtit tim.
Je pasuria e gjithë, kësaj botë.
Pa ty jeta ime, s’do kishte kuptim.
E mrekulluar,,nga sjellja jote..!
Nesër do nisësh në Universitet.
Dhe të pret një rrugë e vështirë.
Lulebora ime, e imja jetë.
Te uroj të kesh ne jetë, çdo te mirë.
E kemi të vështirë, dhe ti e di,
Lidhje aq e ngushtë, si nënë e bijë.
S’jemi mësuar, të kemi një largësi.
Te uroj me shpirt, “Suksese e Mbarësi,,