Çaste poetike me poeten; Manushaqe Hoxha LAÇI
Refren jete!
———————————
Shkëlqen dielli në maj
duke shkrirë akujt mes nesh,
ngurtësuar sa një mal
formuar me ta ajsbergë.
Dhe lulet që çelën
e ndanë me ne aromën.
Hapën petalet vyshkur në degë
që lënguan bashkë me tokën.
Do dalim nga gllabërimi
që të jetojmë pranverën.
Të largojmë mjerimin
t’ja mbajmë të mbyllur derën.
Të përpiqemi për të ardhmen
që mirësia të mbizotërojë
Të mbjellim dashuri
dhe gjithkund të lulëzojë.
Nga toka plot aromë
jehon zëri i pranverës.
Është në dorën e njerëzimit
që vetes ti zbukurojë jetën