Digjet një fabrikë në Prizren, lëndohen dy persona 

Një fabrikë e mobilieve është duke u djegur në periferi të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore“Ka ndodhur një zjarr në një mobileri të madhe në periferi të Prizrenit. Mobilieria është mbi një mijë m2. Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi për Reporteri.net. Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta shuajnë zjarrin.