Ka ndërruar jetë anëtari shumëvjeçar i ShKA “Agimi”, Bujar Laçi
Të mërkurën ka ndërrua jetë në moshën 69 vjeçare anëtari shumëvjeçar i ShKA “Agimi”, Bujar Laçi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik në rrjete sociale, familjarë të të ndjerit. “Sot, më 19 Tetor 2022, pas një beteje të gjatë me sëmundje ndërroi jetë më i dashuri ynë Bujar “Bubi” Laçi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, 20 Tetor 2022 në varrezat e Prizrenit në orën 13:00. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia në orën 12:30”, kanë shkruar familjarë të ndjerit. Bujar Laçi, përveç angazhimeve në organizmin më të vjetër kulturor në vendin tonë, deri në pension ka punuar edhe në Qendrën e Kompetencave “11 Marsi”.