Çaste poetike me poeten: Dalina ARIFI
Ah sikur
———————
Ah miku im, ah
E doja, e doja sa ma s’ka.
E doja sikur nata hënën
Sikur vera diellin.
E përqafoja sall dashni,
Sikur dallgët kur përplasën me bregun.
Ah mik ah
Po rënkoj
Ah sikur ta dije hallin tim
Sikur të t’ngroh ky zjarrmi
Që mpërvlon dej n’asht’
Gjithë k’to vërshime dhimbsh
Kaplojnë pa mëshirshëm, podrumet e shpirtit tim.
Ah be mik ah
Sikur hallin t’ma din
E lash të ikte
Krenaria më sundoj
Sikur diktator terroresh
Inati m’kaploj.
Se e desha me t’vërtet
Sa ndjesia sytë mi verboj
Ndoshta një ditë mik
Ndoshta atë ditë, do ta takoj.
Ndoshta një ditë,
Aromën ma sjellin pulëbardhat në Bistricë!
E atë ditë mik
Fort do e përqafoj
Për tanë vitet t’ikura në vetmi.
E për çdo herë
Sa herë kam ecur kalldrëmeve vetëm.
Do e mbys me dur t’mia shpresën,
E do bëj sikur e kam harruar.
Tetor 2022