Çaste poetike me poeten;Mimoza Eliona OSMANI
Buzë detit
——————————————
Hodha dy zogj” vështrimit tënd,
Të ndjejnë lirinë e flakës,
Veç perëndimit, më çmendi
Kërcimi yt majë takës.
Humbasin qiellit “fluturakët”
E digjen po aty,
“Dy yjeve”, trupit të pakët,
Që zhvishet nga dy sy…