E shtuna poetike me poeten: Alisa Sila
Dua të nxjerrë mall
———————————-
O pëllumb
Krahë bardhë
Që gjezdis dunjanë
Shko qëndro në Camëri
Të më shuash mallë
Shko,fluturo
Në cdo krahinë
Shko në cdo luadh
Për Camërinë
Vëndlindjen time
Malli më ka marë
Se fare i vogël ika
Në mes plumbave
Dhe klithma
Kaluan vite.ikën tutje
Unë këtu u rrita
Më kalojnë
Si në ëndrra
Bukuritë e tua
Të kujtoj e kam mall
Zëmra mu coptua
Camëri kurrë stë harroj
Pranë pres që të vijë
Të nxjerr mallë
Që më mundon
Të vijë për gjithnji
Të shpërndarë
Nëpër bote
Mëndjen te ty kemi
Nuk flem gjumë
E sgjejmë rehat
Gjersa aty të vemi