Takim me qytetarët, PSD-ja shpalos programin në Prizren
Prizreni qe lokacioni i radhës i Partisë Socialdemokrate për të ndarë me qytetarët programin bazë.“Është baza e propozimeve tona për të ndryshuar skemat tatimore dhe skemat sociale në Kosovë dhe po ashtu ndryshime që përfshijnë arsimin e hershëm dhe shëndetësinë publike”, tha sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi.Projekti po ashtu parasheh tatime të reja siç është ajo në trashëgimi, që një përqindje e saj t’i kthehet shoqërisë, taksë dividente për bizneset e politika për mbrojtje në punë, njofton Klan Kosova.“Ndryshimet tatimore në të ardhurat personale, ku ata që fitojnë më shumë do të paguajnë më shumë tatim e ata që fitojnë më pak do të paguajnë më pak tatim” deklaroi tutje Nushi.Këtij aktiviteti i kanë paraprirë të tjerë që filluan më 12 tetor, e do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme në qytete të ndryshme të vendit.Prizrenasit e pëlqyen nismën e PSD-së e duan më shumë investime në shkolla. Të hënën programi do të shpaloset në Gjakovë.