E marta poetike me poeten:Mimoza LESKAJ

Sot engjëjt flenë

—————————–

Ti flet pareshtur në gjuhën tënde,

Por unë shpesh s’të kuptoj

Në ç’do moment të mbaj në mëndje

Dhe s’mundem tët harroj.

Gjithçka përreth që më afrohet

Nuk bëj aspak çudi

Më vjen si lajm nga larg, kuptohet

Përmes një zëri që tingullin.

Sot engjëjt më ngjan se janë në gjumë

Hutuar ndihem dhe jam në ajër

E kur të zgjohen do kenë goxha punë

Të shenjtët e mbajnë fjalën.