E shtuna poetike me poeten ;Eva KOCANJA

Koleksionisti…

 ———————————–

Ai koleksiononte sy,

në ngjyrat e qashtra prej lotit,

Mbështjellë në retinën magji,

Adhuronte të shihte vetveten,

Por,

kurrë nuk mbeti aty…

Ai koleksiononte buzë,

Uritur në mishra të buta,

në epshe të nxehta shpuzë,

Ëndërronte të mbushej si burrë,

Por,

kurrë s’u plotësua, kurrë…!

Ai koleksiononte hëna,

Të plota,të ngrëna,të zëna,

Harkuar në joshje të pathëna…

Sa bukur

që dukej në dritë,

Aq errët shëmtohej në shpirt…