MSH iu bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal 
Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën kundër gripit sezonal. Në një njoftim të publikuar në “Facebook”, ministria informon se nga dita e hënë, 31 tetor do të mund të merren vaksinat kundër gripit kudo në Kosovë.Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal.