Limaj bën thirrje për front të përbashkët demokratik: Ta heqim këtë helm nga populli
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje partive tjera për të krijuar një front të përbashkët demokratik, kundër “një grupi njerëzish”, duke iu referuar udhëheqësve të tanishëm të institucioneve.“Kosova sot ballafaqohet me një situatë të çuditshme, nën drejtimin e saj janë njerëz të cilët flasin e mashtrojnë, njerëzit që premtimet e tyre i kanë kthyer në mashtrime të mëdha, pritjet në zhgënjim dhe vendin e kanë futur në një rrugë pa krye dhe pa kthim. Në krye të shtetit janë mohuesit e shtetit, ata që kanë punuar me vazhdimësi kundër kësaj që e kemi sot. Ata kanë mohuar lirinë e Kosovës, ata kanë mohuar krijimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Limaj në Konventën Politike “Veprat flasin”, transmeton Klankosova.tv.Tutje Limaj tha se Kosova sot qeveriset nga një grup njerëzish të papërgjegjshëm, pa vizion, pandjeshmëri dhe pa bërë asgjë në të kaluarën e tyre.“Kosova ka ngecur në çdo plan ekonomik e social, ka humbur komunikimin me aleatët e me bashkëkombësit. Kjo politikë e ka futur Kosovën në një qorrsokak që do të jetë e vështirë për ta nxjerrur. Më shumë se kurrë na duhet mobilizimi i të gjitha forcave pozitive të këtij vendi, që të bashkëpunojmë e të provojmë ta nxjerrim vendin nga ky rezultat”, deklaroi ai.“Ne sot nxjerrim iniciativën tonë dhe i bëjmë thirrje të gjithëve për një front të përbashkët demokratik, për t’u bashkuar rreth një platforme politike e ekonomike”“Na duhet urgjent që të heqim e të shërojmë këtë helm që e ka ngritur ky grup njerëzish para popullit”.“Na duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet mes dy shteteve të të njëjtit komb, Kosovë e Shqipëri, që ky grup njerëzish praktikisht i ka shkatërruar”.“Para nesh qëndrojnë veprat e pas nesh qëndrojnë gatishmëria besimi e premtimi për të vazhduar me vepra edhe më të mëdha për atdheun tonë, Kosovën”.
.