Shfrytëzojnë motin e mirë, qytetarët bëjnë plazh në Shqipëri
Fundjava me diell ka mbushur me vizitorë plazhet e Adriatikut dhe Jonit.Jo vetëm për shëtitje në bregdet, por pushues të shumtë kanë zgjedhur të bëjnë plazh. Brigjet e Shëngjinit, Velipojës, Durrësit dhe Vlorës të ofrojnë pamjen e një dite vere, ndonëse jemi në fund të muajit Tetor.“Adhuruesit e plazhit vazhdojnë ende ta frekuentojmë bregdetin e Durrësit. Temperaturat e larta të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi ka bërë që dhjetëra vizitorë të kalojnë fundjavën në det.” “Ne vijmë çdo fundjavë këtu. Moti është shumë i favorshëm, po mban një kohë shumë e bukur.” “Ato që kanë qejf të bëjnë plazh koha është e mire”, shprehen pushuesit. Plazhet shqiptare mbeten destinacionin i fundjavës edhe për këtë Tetor, jo vetëm për vendasit por edhe për të huajt. /tvklan/