Prof .Dr. Zehadin Gashi,koleksionistë i përkushtuar i trashëgimisë
Prof. Dr. Zehadin Gashi,një atdhetar i çështjes kombëtare, por që dallohet më kontributin tij të palodhur para lufte, që në fillimin e formimit të Këshillave për Ndihmë të Parë, si parapërgatitje të luftës për liri. Ai jo më pak se një dekadë, punoi si profesor, pa e pranuar as edhe një markë atëbotë të vetme, për vullnetarisht, por veprimtarive atdhetare dha kontribut të palodhur në arsimin e gjeneratave pa asnjë kompensim/këtë e di për faktin si isha anëtar e më vonë edh kryetari Këshillit të Financave në Prizren/. Kurse në luftë ishte i kyçur dhe ka luajtur në rolë të rëndësishëm sidomos sa i përket furnizimit me barërave për ushtarët e lirisë. Kurse pas lufte , pos që dha kontribut të çmuar në zhvillimin e Demokracisë në vend, ajo që dua ta veçoj është përkushtimi i palodhur i Prof, Dr. Zehadin Gashit në ruajtjen dhe trashëgiminë e kombit, Në shtëpinë tij ai tashmë ka dy dhoma të përmbushura me trashëgimi murale të moçme që thuhet nga gjilpëra deri tek veku .Përkushtimi tij ka përmbushur përlot dy dhoma dhe një verandë . Ku ka disa qindra gjësende të vjetra të kombit tonë , qofshin ato nga jeta blegtorale e deri tek veshjet tradicionale. Përkushtimi Prof. Dr. Zehadint të lë përshtypjen e një koleksionisti profesional, sepse shtëpia e tij në dy dhoma dhe verandën tij ka më shumë monumente të ruajtura se sa që ka muzeu i vetë Prizrenit. Ky përkushtim natyrisht se kërkon kujdes, mund e mbi të gjitha edhe financa , për tu mbajtur, por në këto dhoma secili njeri ndihet mirë, me këto trashëgimi i relaksuar si askund më tepër, Prof. Dr. Zehadin Gashi, pos si një profesor shembullor universitarë, tashmë edhe një koleksionist i përkushtuar tregon fahun e tij atdhetar. Neve nuk na mbetet tjetër pos ta urojmë pafundësisht. Herëve tjera do të paraqesim edhe një analizë përkushtuese muzeut të Prof. Dr, Zehadinit./qendrapress.com