Çaste poetike me poeten ;Ariti GJINI

DUAJE FEMRËN.

—————————–

Zoti femrën e krijoj,dhe i dha kaq bukuri.

Përmbi tokë të lulëzoj,si një lule plot freski.

Se femra është energjike, mbushur plot me dashuri.

Se një femër ka gjithçka, e ka shpirtin gjithë ngrohtësi.

Femrën kurrë mos e dhuno,mos ja bëj shpirtin të zi.

Mos e bëni të lotoj, por i falni dashuri.

Se femra sa herë rrezohet, gjithmonë ngrihet përsëri.

Pa femrën nuk lulëzon shtëpia,është si lulja pa saksi.

Ah ,, ç’është femra po ta dini, se pa to nuk bëni dot.

Se ajo është ditë pranvere, si rrezja që zbret në tokë.

Ajo është ngrohtësia e shpirtit, pa te jeta është acar.

Nëse shpirtin ke brengosur,ajo ju bije behar.

Femra shtëpinë ta bën pallate të mbushur me saksi lule.

Ta mbushë shtëpinë plot me fëmijë ,që fluturojnë si dallëndyshe.

Kur të shtron tavolinën, dhe gjellën e ke të ngrohtë.

Kur të lan të hekuros mpihesh krenar përmbi shok.

Femrën kurrë mos e braktis,nëse kurrë s të pati faj.

Mos ja vish rrobat e zisë, mos e bëj kurrë që të qaj.

Por thuri një kurorë me lule,dhe vendosja lart në ballë.

Dhe dhuroj petale lulesh,që të deh aroma e saj.