Çaste poetike me poeten;Saliha Rama KODRA

.LOT VEGIMI

——————————–

Fryni një erë, puhize mali,

një dallëndyshe ne fluturim,

e ngriti në ajër, ne kaltërsi qiellore

fjalë të pathëna mbeten , fjale hyjnore!

Qielli u zbraz ne riga shiu

nga një bubullime premtimi,

Për dashurinë dhe ndjenjën ,

që me zinxhir të artë gjerdan

i lidh dy zemra ne gushe ,

Ne qafen e bardhe te vashës !

Desha ta ruaj në sy shikimin tënd

atë çast intim dhe përjetimi

por u shkri në lot e vaj,

Ajo dashuri mallëngjimi,

Ne qerpik te saj

Lot vegimi…

që rrodhen brenda meje rreke

Ujëvarë lumi qe guguron

Mbylla sytë si mjellme deti

ta kthej në përjetim

Atë ndjesi shpirti –

Loti u thye ne faqe te nuses

por s’u kthye më ndjenja e pare,

As te ujëvara e bjeshkës

Kur pranvera nisi me dale !

—————————————