Çaste poetike me poeten:Mihrije TELAKU
Sikur pluhuri lart do ngrihem
——————————————
Edhe kur jam në mendime të thella
Shpirti im rrezaton çiltërsi,
Nuk më trazojnë as valët zvarrëruar.
Sikur pluhuri lart do ngrihem në lartësi.
Eh sa herë me rrëzoi jeta,
Po sërish u ngrita e pa trazuar,
Zoti më fal shpresë për të vazhduar.
Jo jo nuk më theu jeta mua.
Për ca ditë u plagosen sytë e mi,
U ngrita nga e kaluara e hidhur,
E mbështjellur me krenari,
Po njësoj si era,u ngrita përsëri.
Jam njësoj si dielli e si hëna,
Në batica e zbatica jam në harmoni,
Jam ëndrra e shpresa që nuk shuhet,
Unë u ngrita në këmbë përsëri..
& & & &
Ti që qon dallgët në breg
—————————————–
Sot dua të jem pranë teje, në detin valë e valë,
Tek ti bukuri natyrore, o bregdet shqiptar.
Ato valët e tua, që vijnë plotë rrëmbim,
O vend i shtrenjtë i shpirtit tim…
Ti që qon dallgët në breg,përpjetë i lirë,
E unë e lehtësuar me dallgën në përqafim.
Tani i ndiej,me shpirt të përmalluar,
Sot ndiej mungesën e rërës së bekuar,
Sa e lumtur do isha, në bukurin magjistare,
Shpirti im të lundroj në jehonën buçimtare.
Aty ke rëra ti pikturoj ndjenjat e mija,
E ti ngjyros me ngjyra nga spektri i ylberit.
E detit tja shprehi gëzimin,në këtë çast,
Ta uroj veten,rrugëtimi ynë bashkë.
Urimet më dalin nga çdo qelizë e imja,
E në thellësinë e detit ti hodhi të gjitha të ligat.
& & & &
Dëgjojmë lutjet migjeniane në shekullin e ri.
———————————
Sot mu fiksuan sytë,tek një 5-6vjeqar,
Me zërin e ngjizur më erdhi afër pranë.
Këmbë zbathur e leckosur,e fytyrë të palarë,
Rrugës mbi kalldrëm,këmbët thumbon,
Kërkonte lëmoshë nga ne,festën ta festoj,
1Qershorin dua edhe unë sot ta gëzoj..
Më rrodhi në faqe një lot si vullkan,
Dhe dorën e zgjata tek ai që kisha pranë.
Deri kur kështu,ah sa e padrejtë,oh jetë ti,
Kur të tjerët rriten në luksin,plotë pasuri.
Tek ecim trotuareve të qytetit,ndiejmë dhimbje,
Dëgjojmë lutjet migjeniane të shekullit të ri.
Të varfëritë zgjohen e ngrysen në rrugë,
Ç’do ditë vjen e rritet,si uragan plotë egërsi.
Vallë kur do ta kurojmë këtë tragjedi,
Me zgjatje duarsh rreth teje,e plotë lemeri.
Me shpresë ditët me radhë po kalojnë,
Festa e tyre jo jo,nga ta nuk festohet.
Ah sa më qau zemra,për të gjorin fëmijë,
I zbathur e i zhveshur,sy të trishtuar,
Nuk i ndiejnë aget e mëngjeseve,të lumturuar.
Shtrati i tyre në rrugë,lëmoshë për të kërkuar Zgjohu Migjen nga varri,e shkruaj poezi.
Mjerimi në kthetra të ashpra,nuk po gjen qetësi