Çaste poetike me poeten ;Sherife Berisha THAÇI
MIKES – ABETARE
———————————–
Abetarja jonë e Re
Për të gjithë e njëjtë
Si për mua e për TY,
Për t`gjithë shqiptarët në Planet.
Ky gëzim që është i gjerë,
Nuk është veç i fëmijëve,
Por i gëzon të gjithë,
Të dashtunit e Perëndive.
Kaherë kemi vuajtur
Me Abetare të ndara,
Si andej kufirit
Dhe këndej , ka pasur të çara.
Sot dua të festoj
Me Abetaren e re,
Afër Hënës dhe Diellit
S`do lë asnjë re
Tek vizatimet e Anës
Do mbjell trëndafila,
Do ndërtoj çerdhet
Për t`gjithë zogjtë dhe bilbila.
Me 36 shkronja
Unë do bëjë magji,
Do shkruaj vargje për Nënën,
Për Atdheun – poezi.
Me Ty jam krenare, jam edhe trime
TI në sfond u skalite
E dashura – Abetarja ime
Me Gjerdan të art, të pritëm ndër vite.