E mërkura poetike me poeten; Teuta SHAQIRAJ
Aroma malli
——————————
Kur digjen sytë prej mallit,
ngre kryet lulja e kujtimit.
Muret e zemrës, si
para lumit në derdhje, tkurren,
arteriet dihasin prej dhimbjes,
teksa buçasin,
para portës së pritjes.
Shpirti, pre e harlisjes
shpërthen prej vetvetes,
dehur aromave t’pranverës.
E bari njomëzak i sapo prerë,
gjunjazi bie,
qumështin erëmire fal
si koktej dashurie.