E mërkura poetike me poeten ; Mimoza BICI
Ecje
—————————-
Vera vjen fllad
e zhuritet nën vete
Si unë kur vij tek ti
Po të mos ish kjo dritë
endur
errësirës së shkretë
s’do çelnin sytë e mi.
Tashmë jam vezullim
Të tjerë enden tek unë
tinëz ikin
bien si meteor
e humbin udhës
për ku?
Ku!
E pse duhet ta di….
Kush je ti !
& & & &
S’ mundesh
————————————-
E din çfarë dua?
Sigurisht e din
Por s’mundesh
shterur burimesh
pa prekur oqeanin
ku frika të mbyt…
Oqeani .. qielli
janë riciklim
terren të padukshmes
e ku shpirti nuk grindet më
as me trupin e vet.
Udhëtoj pa stacione
nuk di si hypin e zbresin udhëtarët trenit tim ajër
Di se janë të zhurmshëm
gazmorë
qejflinj
pervers
tek hypin zbresin
e ne vagonin e fundit
janë ata… të ricikluarit
Përse luan me mua i dashur?
E gjithë jeta është një lojë
si çdo lojë do përfundoj.
Lojë e frikshme tek më shtyn
të digjem ferrit
lundruar parajsës
imagjinata idiote.
E din çfarë dua ?
Sigurisht e din
por s’mundesh ..