Çaste poetike me poeten:Valbona AHMETI 
Pishtarit të Lirisë
(Zahir Pajaziti)
——————————
Për çudi atë ditë filloj të flas dielli
një armatë yje i ftoi përreth
emrin tim tha ia fal Trimit
të ndriçoj këtë tokë përjetë
pranvera shpërtheu n’kopshte lulesh
mos u brengosni që do iu këpusin
më mirë do e ruani freskinë
thurur n’kurorën e Lirisë
u hap qielli retë i dëboj era
pëllumbat fluturuan lart kaltërsisë
një freski të lehtë e solli vera
ia flladiti ballin pishtarit të Lirisë
Vjeshta erdhi si mozaik ngjyrash
zjarr në qiell emri i tij shkreptiu
era fërfëlliu gjethet shkapërderdhur
një flamur mbi varr shqipet ia kanë qëndisur
Valbona Ahmeti