Çaste poetike me poetin:Sabit RRUSTEMI

DERI NË FUNDIN E PASOSOSUR …

( Varianti final )

———————

Para çdo udhëtimi të kurdo-ndodhshëm

gjumi merr arratinë

imi trazim pushton dhe poezinë

fjalët s’bëzajnë

territ të mbyllur brenda kapakëve të syve

nuk shfaqen as ëndrrat

se

kahdo që shkoj

kudo që arrij

një pikëtakim i dëshiruar me ty

nuk pritet të ndodh

përsëritet vetëm ajo që tashmë e di

si pamje e pashlyeshme

ti përfton syve të mi

se si shkëputesh nga ato thellësi të paarritshme

shtresave të papara të këtij shpirti

vetëm s’më lë

falë shpirtrave tanë të shkrirë në një

kahdo që shkoj

të vetëm s’jam

as i harruar

dhe unë

deri në fundin e pasosur të këtij udhëtimi jetësor

mbes me ty

… dhe vetëm me Ty

e dashur

( 28 tetor 2022 )