Presidentja Osmani i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, kompetencat i bartë përkohësisht tek kryeparlamentari Konjufca 

                         Presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar të mërkurën një ndërhyje kirurgjike në tëmth.Zyra e Presidentes së Kosovës e ka konfirmuar, për gazetën online Reporteri.net, intervenimin kirurgjik të Vjosa Osmanit që sipas tyre ka qenë i lehtë dhe është realizuar me sukses.“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thotë njoftimi i Zyrës për media të Presidencës i përcjellë për gazetën online Reporteri.net.Tutje, njoftim tregohet se Presidentja Osmani kompetencat e saj i ka bartur përkohësisht tek Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, deri në kthimin në zyrë të Presidentes që sipas njoftimit pritet të ndodhë gjatë të enjtes.“Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike”, thotë njoftimi.Gjatë kësaj periudhe, Presidenca ka kërkuar mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që njoftimin e thekson se është e garantuar me kushtetutë.Në media, pak para mesnatës është raportuar se Presidentja Osmani ndërhyrjen kirurgjikale e ka kryer në një spital privat, në dalje të Prishtinës.