E shtuna poetike me poeten;Hatixhe Çollaku ADEMAJ
Hesht
————————–
Ndale
së paku vetëm sonte
atë violinë
maestro
… të mos qajë!
Se telat e zemrës sime
Harku po i përdredhë
E gjaku m’është bërë ujë
Se zemra vetëm qanë
Mbytur në mjerim
zhytur shpirtin kam!
Nurit flakërues vjeshtak
Një hije terri i ra
Nanën more Naaaannnnën
njerëzit se duan ma ???!!!
Pak rëndësi kishte
Nana e kujt ishte
E jotja e imja
e atij që ma nuk ishte…
Ne Nanën vet e vramë
E u ulëm e po e qamë!!!
Heshtni ju tinguj “të shëmtuar”
Nga telat e zemrës
së shkatërruar
…se deshëm këngën e jetës…
E sot u lodhëm duke vajtuar!!!
……..
O ngrihu …të tundet mali
Të ngritët nga varri luftëtarin
Nanës zot ti dali!!!