Njësia Speciale niset për në Mitrovicë 
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është nisur për në Mitrovicë. Mediat kanë publikuar momentin nisjes së policisë drejt Mitrovicës. Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga zv.drejtori i Policisë në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti, por ai nuk ju është përgjigjur thirrjeve telefonike dhe as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhin e dërguar. Reporteri.net ka tentuar të bisedojë edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por as ai nuk ka kthyer përgjigje. Kujtojmë se nisja e Njësisë Speciale në Veri të Mitrovicës vije pasi serbët atje njoftuan se do të largohen nga të gjithë institucionet e Kosovës. Policët e këtij komuniteti që ishin në takimin e mbajtur nga Lista Serbe zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.