E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Nora Halili
NË VALS
——————————-
Dëgjova si shpirti thirri,
zgjata krahët të zë në përqafim.
Fjala kish shuar tingullin,
buzëqeshja ngjyrën.
Rënda pas ëndrrash të humbura,
peng i shpirtit të shkelur.
Loti i kripur, buzën puthi,
Dielli kish harruar të ngrohë…
Dëgjova si shpirti thirri,
kujtimet të thinjura u zgjuan.
Në vals me erën e fatit,
kish lind një shpresë…
***
Copa qielli ju ngulen mbi trup,
thika e pabesisë zemrën i plasi.
Më kot zgjati krahët….
e kish humbur në humnerat e shpirtit.
Jo, mos e kërkoni,
nuk ka gjurmë mbi fatin e pafat.
brenda saj një tufan dha shpirt,
një emër mbiu mbi dhe…
/www.qendrapress,com/