E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;Albina TREBICKA
VETJA IME…
———————————–
Si një gjethe e verdhë,
me të cilën luante era
më dukej vetja …
Dhe çasti i bukur
u fashit brenda meje
Edhe ëndrra e vjetër,
që dikur më buzëqeshte
m’u duk si gjethe e këputur
si vjeshtë në ikje…
si mendim i përhumbur
Mes gëzimit dhe dhimbjes,
qëndron thelbi i jetës
Ndoshta edhe largohet dashuria,
por asnjëherë respekti ndaj vetes
A.TREBICKA 05.11.2022
/www.qendrapress,com/