E marta poetike me poeten;Trandafile MALSHI

I mblodha lulet fushave
———————————-
Me ngjyra freski
Tan botes mbare
I jep hijeshi
I mblodha tan aromat
Botes me ia dhurua
Mblodha tan buzëqeshjet
Vetes me I tregu
Se ngjyrat ma t’amla
Te krejt ekzistencës
Janë lulet neper fusha
Janë qengjat nper gëmusha
Se ernat me t’dashtemet
Janë aty ne livadhe
Se bota I do ngjyrat
Larg dhimbjet, larg hallet
I mblodha tan buzëqeshjet
Kurore thura ngadalë
Tan aromat e fushës
Erna plot me mall
Ngjyrën e kuqe mbush me dashni
E vura ne kurore
Bash për bukuri
Te verdhen e ëmbël
Kurore për ta thur
Jeshilen plot shprese
Ne buze ta ul
Bojeqiellin plot freski
Aty ta thur ngadalë
Bashke me zogun
Këngës ja ka marre
Ngjyrat e natyrës
Kurore plot hijeshi
I mblodha për boten
Për njerëzit dashni
Ah sa e bukur kurora
Me ngjyra aroma
Sa e bukur jeta
Me zogjtë neper fleta
Tan ngjyrat I mblodha
Kurore sapo thura
Tere natyrën
Aty seç e ula
Tan bota u mbush
Me lule aroma
Buzëqeshje,gëzime
Mbush zemrat tona
/www.qendrapress.com/