E marta poetike me poeten: Lela QEJVANI
TË KTHYER NË VUV
——————————-
Na duan t’i votojmë,
por nuk na bën dora ,
na duan t’u buzëqeshim,
por nuk na qesh zemra.
Na duan t’i duartrokasim ,
por nuk na përplasen pëllëmbët ,
Na duan të brohorasim ,
por nuk na del zëri.
Flasin t’i dëgjojmë,
por jemi shurdhuar,
Jemi kthyer në “VUV”(shurdhmemec)
Jemi bërë popull,
si dhallë e shpëlarë dybeku.
Na kanë kthyer në kërcu përcëllime ,
Atdheun,
në një bokërrim në vidhim ….
Drejtojmë lutjet nga Perëndia
po largohen të rinjtë , ska zgjidhje as kthim
Shpresojmë të na shpëtoj nga padrejtësia !
Si popull jemi kthyer në VUV!
Lela Pullumb Qejvani
/www.qendrapress.com/