Krasniqi: Nuk mora siguri nga Kurti se e di si do të dalë nga rruga në të cilën ka hyrë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit që kishte bashkë me kryeministrin Kurti.Krasniqi ka thënë se nga ky takim del jo shumë i sigurtë për rrugën në të cilën ka hyrë Qeveria dhe alternativën që ata kanë për të dalë nga kjo situatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Krasniqi ka thënë se Qeveria do ta ketë mbështetjen e PDK-së për ushtrimin e sovranitetit në katër komunat veriore.“Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se qeveria e di në çfarë derjtimi është duke shku dhe çfarë veprime do të ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Unë ia shpreha qëndrimin PDK-së se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshëm, që ruajnë shtetësinë dhe sovranitetin në çdo centimetër të Kosovës”Qeveria duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së. Për veprimet të cilat e ruajnë krejt rezultatin e sukseset e arritura në të gjitha vitet e pas pavarësisë e që kanë rezultuar me integrimin e serbëve në të gjitha institucionet. Unë nuk mund të them me siguri se çka sot duhet të bëjë Qeveria për ta sjellë normalitetin. Sot kemi një situatë të re që ka mundur të shmanget, papjekuria dhe mungesa e koordinimit me aleatët ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget”. tha Krasniqi.Ai bëri të ditur se në takim është disktuar edhe për procesin e dialogut dhe propozimin franki-gjerman. Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës në vend se të fokusohet te një marrëveshje gjithpërfshirëse finale, merret me tema sporadike dhe teknike.“Ne kemi diskutuar gjërë e gjatë jo vetëm për këtë situatë, por edhe për procesin e dialogut, propozimin franko-gjerman. E kam thënë në vend se të vazhdojmë të fokusohemi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, ne sot po merremi me tema sporadike dhe teknike.Këto kanë qenë disa nga konsideratat që më kanë shtyrë dje t’i drejtohem kryeministrit. Siç e thashë unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurtë që kryeministrin e Qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë. Ne më shumë erdhëm për ta dëgjuar kryeministrin, diskutuam gjërë e gjatë por nuk jam i sigurtë se e dinë në çfarë rruge kanë hy dhe si do të dalin suksesshëm”, ka thënë Krasniqi para mediave. /Reporteri.net