Krasniqi: Publikimet për planin franko-gjerman, spekulime – Qeveria t’i marrë për bazë këshillat e ShBA-së për Veriun 

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se publikimet e fundit në media nuk i beson se janë vërtetë plani franko-gjerman, dhe siç thotë ai janë në vazhdën e spekulimeve tash e disa javë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Sa i përket situatës në veri, Krasniqi tha se është obligim i qeverisë ta trajtojë këtë gjendje, si dhe të koordionohet me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me ShBA-në.Për Kryetarin e PDK-së është e pafalshme nëse i gjithë progresi që është “arritur në integrimin e komunitetit serb në institucione duke përfshirë policinë e gjyqësorin të zhbëhet kaq shpejt”.“Publikimet të cilat i kam parë nuk besoj që janë vërtetë plani franko-gjerman, andaj është vazhdën e spekulimeve që kanë qarkulluar tash e disa javë. Zhvillimet në veri janë shqetësuese dhe nga ajo që po shohim kanë një potencial për të përshkallëzuar tutje. Këto veprime është dashur të mendohen në një sekuencë e cila dërgon në një epilog të qartë dhe fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po duket se ka qenë si rast këtë herë. Është obligim i qeverisë ta trajtojë këtë gjendje dhe të koordinohet me partnerë ndërkombëtar dhe në radhë të parë me ShBA për të rivendosur rendin publik dhe sovranitetin. Do të ishte e pafalshme që krejt ai progres që është arritur në integrimin e komunitetit serb në institucione duke përfshirë policinë e gjyqësorin të zhbëhet kaq shpejt” tha ai për EO. Krasniqi u shpreh se Qeveria duhet t’i marrë seriozisht këshillat e ShBA-së, dhe se kjo çështje është urgjente për të ruajtur sovranitetin në pjesën veriore.“Unë besoj që qeveria duhet t’i trajtojë këto zhvillime seriozisht e t’i marr për bazë këshillat e ShBA dhe të ofrojë zgjidhje që e ruajnë sovranitetin në pjesën veriore të vendit. Unë tashmë nuk po shoh që ka diskutim tjetër përveç situatës në veri dhe mendoj që është urgjenca që kemi para nesh. Të gjejmë mënyra bashkëpunimi që e ruajnë sovranitetin”, tha Krasniqi.Ai i bëri thirrjes Qeverisë që ta trajtojë situatën me seriozitetin më të madh për të gjetur një zgjidhje, që mos të ketë përkeqësim në veri.“Unë jam deklaruar që qeveria nuk ka një plan dhe kjo është arsye shtesë dhe i bëjë ftesë qeverisë ta trajtojë këtë situatë me seriozitetin më të madh e të fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve që nuk e rrezikojnë përkeqësimin e situatës në veri. Nuk kam marrë informacion dhe nuk mund të them a ka qeveria dakordim me këtë situatë por është obligim i qeverisë të mbajë rendin publik”, tha i pari i PDK-së, Memli Krasniqi./Reporteri.net/