Çaste poetike me poeten;MR. SC. Argjira (Ari) Ukimeri
T’PRES
—————————–
Qysh atëherë kur m’je dëftue
Menja ime te ti m’rrin
Pranisë tande fort i jam gëzue
Lumturinè time, veç ti e din
Unë çdo herë kam me t’kujtue
Qysh n’aksham kur bie nata
Se ti je çdo gja për mue
Nëpër andrrat t’mia
Sikur liqeni që se mbytè veten
Edhe yjet plotë shkëlqim janë
Zani yt ma thotë vërtetën
Gjanat me ty çdo kuptim kanë
Në këto kohë tè mrekullueme
Me ty lundroi unë n’gjithësi
Kjo kohè për ne asht e lumnueme
Ti e unë jemi përjetësi
/www.qendrapress.com/