“Jemi në një krizë” – pushtetarëve u anulohen vizitat në SHBA, krerëve të opozitës jo 
Jemi në një krizë. Dhe mendojmë se nuk është koha më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu – Këtë ua bëri të qartë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një diskutim me gazetarë që u publikua edhe si intervistë në Gazetën Online Reporteri.net. Përgjigja e Ambasadorit Hovenier erdhi pas pyetjes në lidhje me raportimet se Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, SHBA-ka ia ka refuzuar vizën amerikane.“Është një çështje tjetër e ndarë prej kësaj nga udhëtimi për në ShBA për takime zyrtare. Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, ka thënë Hovenier gjatë bisedës me disa gazetarë, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi.E menjëherë pas këtij deklarimi të ambasadorit, edhe vetë Ministrja Haxhiu ka njoftuar se vizita e saj në SHBA, e paraparë të ndodhë në dhjetor të këtij viti është shtyrë.Por, kjo nuk ishte e gjitha. Doli edhe njëjtë një udhëtim të paraparë për në SHBA, këta të fundit ia anuluan, të paktën përkohësisht, edhe Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës dhe atij për Administratë e Pushtet Lokal, Elbert Krasniqi. Njëjtë, shkaku i krizës në Veri, SHBA i anuloi udhëtimin në territorin e tyre edhe Shpejtim Bulliqit, Kryetarit të Podujevës që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.Për dallim nga Ministrat e Pushtetit të Albin Kurtit dhe zyrtarit tjetër të partisë së tij, SHBA-ja javën tjetër pritet t’i mirëpres dy liderët e opozitës kosovare, Memli Krasniqin e PDK’së dhe Lumir Abdixhikun e LDK’së.Kryetarët e PDK’së dhe LDK’së, ndonëse për në SHBA udhëtojnë ndaras, atje pritet, po ashtu ndaras, të zhvillojnë takime të ndryshme me zyrtarë të lartë në Departamentin amerikan të Shtetit dhe përfaqësues tjerë të SHBA’së.Ndryshe, përveç se u duhen anuluar udhëtimet zyrtare në SHBA dhe të fokusohen tek kriza në Veri, Ambasadori Jeffrey Hovenier, i qartë për Qeverinë Kurti ka qenë serish në lidhje me kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat. Tha se është i shqetësuar për 21 nëntorin, dhe kërkoi nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të ketë një propozim për Asociacionin.