E shtuna poetike me poetin: Qazim THAÇI
Lutja ime për nipin tim Dimalin
—————————————————
Isha lutur kurrë të mos ecësh rrugën që kam kaluar unë.
Sepse kam pasur një mal atdhedashuri, e një bjeshkë dhembje.
Kur Atdheun tim e helmonin,e librat ia digjnin në furra tullash.
Të kisha lutur atë rrugë ta rikujton, nëse të shkruar e gjen.
& & &
Shumë isha lutur që orbitën e së ardhmes ta bësh maje malesh
Atje ku Zeusin mund ta kishe shok e Akilit të ia shënosh thembrën.
Do të isha i lumtur në jetë nëse fillon e qëndisë vargun si Dritëroi
E ta kishe guximin e ABES-ë,e porosinë e komandant Adem Jasharit.
& & &
Isha lutur që kurrë të mos e ecësh atë rrugë që kalova që ishe plotë gjemba
Por ta bësh zë veprën e çlirimtarëve edhe kur hienat gjini ndërrojnë.
Që në atdheun e Arbërisë të ketë një shqiponjë me fluturim pa pasaportë.
Me fole në Pikëllimë e në Pashtrik e të pi ujë në Shkumbin e në Dri….
/www.qendrapress,com/