Opozita thotë se shëndetësia është në prag të kolapsit: Të emërohet sa më shpejt ministri i ri 
Opozita shprehen e shqetësuar me gjendjen që po mbretëron në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se ka papërgjegjësi totale në udhëheqjen e këtij sektori nga Qeveria. Madje, ata thonë se shëndetësia në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë prioritet i qeverisjes së vendit.Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë se ndërrimin i ministrave ka lënë shije të keqe në këtë sektor.Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk e ka vëmendjen te kuadro e reja të cilat dita ditës po largohen nga Kosova. “Ka papërgjegjësi totale në udhëheqjen e këtij sektori jo tash, por qe 20 muaj të kësaj qeverie duket qe nuk ka as vizion dhe nuk kemi parë as program të qartë se si të punohet dhe menaxhohet por edhe të ecet tutje në avancimin e shërbimeve shëndetësore. Edhe pjesa politike ka pasur të metat e saj, ndërrimi i ministrave te dobët kanë lënë shije të keqe në këtë sektor. E kemi gjendje degraduese në këtë fund vit ku përballjen me vështirësi e kanë pacientët dhe gjithë qytetaret pa përjashtim. Me këtë qasje me këta njerëz pa punëtorë pa ide, mashtrues kemi pak shpresë që nga kjo mazhorancë të vije dikush që mund të udhëheqë me këtë sektor i cili është tepër i rëndësishëm dhe çdo ditë përballen qytetaret me kërkesa të ndryshme”.“Kjo është fenomen i kësaj qeverie të papërgjeshme që as së paku nuk e kanë vëmendjen që këto kuadro të ngritura po largohen nga Kosova. Bile bile janë edhe të ofenduar e injoruar në kohën kur ata paraqesin kërkesat e tyre për pagë të dinjitetshme për kushte të shkollimit ndërsa në anën tjetër tentohet te mashtrohet mërgata se ne po iu krijojmë kushte të kthehen në Kosovë. Qeveria nuk ka lincencim të institucioneve private shëndetësore”, tha Zemaj. Deputeti i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj theksoi se sektori i shëndetësisë nuk mund të funksionojë pa prani të ministrit, duke shtuar se përgjegjësinë për këtë duhet të marrë kryeministri.Ai tha se është urgjente të sillet Ligji i pagave në mënyrë që mjekët të moslargohen nga vendi, raporton EO. Situata në shëndetësi nuk është e mirë dhe duhet të zgjidhet sa më parë. Ministria të funksionojë pa prani të ministrit nuk është në rregull ndërsa përgjegjësitë ti mbajë mbi vete kryeministri i cili ka mjaft obligime të tjera”.