Për një vit, 140 policë e 70 ushtarë të FSK’së dhanë dorëheqje nga detyra

                         Forca e Sigurisë së Kosovës, pavarësisht anëtarësimeve të fundit, në parim, ka humbur edhe shumë pjesëtarë.Për arsye nga më të ndryshmet, në total 70 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga FSK’ja brenda një viti, raporton Klan Kosova, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Për çështje transporti, dikush ushqimi, dikush përmend meritokracinë. Ka faktorë të ndryshëm”, ka deklaruar gjenerali Xhavit Gashi, i cili tashmë është i pensionuar. Megjithatë, sipas tij, në fillim të formimit të ushtrisë kjo nuk ishte cilësuar si problem pasi interesimi i qytetarëve për anëtarësim në këtë institucion ishte i madh.Kurse tash, thotë Gashi, përveç buxhetit, duhet të përdoren edhe metoda të reja që të mësohen arsyet e tjera të braktisjes së FSK-së.“Të bëhen matje anonime për pjesëtarët të cilët janë aktivë. Të pyeten, nëse do ta linin FSK’në, cila do të ishte arsyeja e parë, cilat janë pakënaqësitë që i kanë ata brenda”, deklaroi ish-gjenerali.Arsye edhe më tepër për largim po thuhet të kenë pjesëtarët e policies.Si rrjedhojë, numri i atyre që e lan këtë institucion këtë vit, është më i lartë se ai i ushtarëve.Sipas sindikatës së Policisë së Kosovës, nga janari deri tash 140 policë u larguan nga ky institucion, për shkak të rrogës së ulët, mungesës së sigurimeve shëndetësore e transportit.“Për shkak të të ardhurave të ulëta, e që të gjithë ata që kanë japur dorëheqje nuk mund t’ia dalin në këtë kohë krize”, kanë thënë nga kjo sindikatë. Policët që disa vite nuk janë pajisur as me uniforma të reja, që normalisht duhet të bëhet dy herë në vit. Nga sindikata thonë se krejt këto halle ia kanë treguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga i cili po presin reagim.Ndryshe, Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë javë i janë shtuar edhe 311 ushtarë rinj.Në ceremoninë e betimit të tyre, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ky është grupi më i madh që i bashkohet ushtrisë deri me tani. “Grupi juaj sot është shumë i veçantë, pasi është grupi më i madh i certifikuar në ushtrinë tonë, e cila në total arrin në 1230 ushtarë brenda 19 muajve. Sot kur po e mbyllim këtë proces ju ftoj që në konkursin e radhës në pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj që do ta hapim më 28 nëntor”, ka thënë Mehaj. /Reporteri.net/.