Moti për 5 ditët e ardhshme – stabil dhe me diell 
Java starton me mot stabil dhe kryesisht me diell. Nga dita e enjte më pas priten reshje shiu, parashikon “Prishtina Weather”.13.11.2022 – Java e dytë e nëntorit, parashihet të filloj me mot stabil dhe kryesisht me diell, megjithëse orëve të mëngjesit me kushte për mjegull përgjatë ultësirave.Ditën e mërkurë do të ketë shtim të vransirave, e nga dita e enjte po priten edhe kushte për të reshura shiu të kohëpaskohshme, që mund të vazhdojnë edhe nga dita e premte. Me rënie të temperaturës, viseve malore sërish priten reshje bore që formojnë edhe shtresë dëbore në këto zona.Cilësia e ajrit, pas një përmirësimi në fundjavë, sërish pritet të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror në sipërfaqe, shkaku i motit më stabil. Indeksi kalon në vlera të dobëta apo pashëndetshme, megjithëse orëve të pasdites në disa stacione vlerat e çastit mund të jenë edhe të pranueshme.
14.11 – Mëngjesi i ftohtë dhe me mjegull. Ditën kryesisht me diell.
15.11 – Mjegull orëve të mëngjesit. DItën vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga shiu përreth viseve malore.
16.11 – Kryesisht me vransira, vonë pasdite dhe mbrëmje mundësi për riga shiu.
17.11 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Në vise malore borë.